Plani i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në sulmin kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, përfshin edhe dërgimin e një mijë ushtarëve tjerë në Kuvajt, kanë bërë të ditur shtunën zyrtarë të ushtrisë amerikane.

Zëri i Amerikës transmeton se plani i ri pret miratimin nga ana e administratës, por ushtarët amerikanë nga Ekipi luftarak i Brigadës së Dytë të divizionit 82 të parashutistëve, të stacionuar në Fort Brag në Karolinën Veriore tashmë kanë marrë lejen për shpërndarje nga drejtuesit ushtarakë, sapo që plani të jetë nënshkruar.

/Veritas.com.al/