
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave i ka dhënë Çmimin Nobel në Kimi tre shkencëtarëve: Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson.
Ata analizuan biomolekulat përmes ngrirjes. Kjo teknologji e freskët e mikroskopit ka revolucionarizuar biokiminë.
Falë tyre së shpejti mund të kemi imazhe të detajuara të qelizave komplekse të jetës.
Tre shkencëtarët e kimisë kanë thjeshtëzuar dhe përmirësuar imazhin e biomolekulave dhe falë punës së tyre, çdo cep i fshehur i një qelize do të mund të hulumtohet.
Veritas.com.al/