Një grup demokratësh të Shkodrës porej 120 firmëtarësh, përmes një peticioni i kërkojnë Lulzim Bashës të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin.

Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Basha pritet sot të jetë në qytetin e Shkodrës për takime në kuadrin e fushatës për t’u zgjedhur kryetar i PD.