(FOTO: Princi Alwaleed bin Talal në zyrën e kryeministrit Rama)/
Arabia Saudite njoftoi arrestimin mbrëmë, të investitorit miliarder, Princit Alwaleed bin Talal, i cili vizitoi venëdin tonë në gusht të këtij viti. Gjatë asaj vizite ai u takuar me kryeministin Rama dhe ministrin e Jashtem, Bushati.
Në valën e arrestimeve janë vënë edhe të paktën 11 princa të tjerë, katër ministra dhe disa ish-ministra.
Njoftimi i arrestimeve është bërë nga televizioni ‘Al Arabiya’, rrjeti satelitor në pronësi të Arabisë Saudite.
“The New York Times’ shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurtë se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.
Ai kontrollon firmën e investimeve ‘Kingdom Holding’ dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mëdha. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.
Fushata gjithëpërfshirëse e arrestimeve duket se është masa e fundit për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed bin Salman, djalit të preferuar dhe këshilltarit të lartë të mbretit Salman.
Në moshën 32-vjeçare, princi i kurorës është tashmë zëri dominues në ushtrinë Saudite, në politikat e jashtme, ekonomike dhe sociale, duke nxitur murmurit e pakënaqësisë në familjen mbretërore që ai ka grumbulluar shumë fuqi personale dhe në një moshë shumë të re.
Vizita në Shqipëri:
Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Waleed, mbërriti në Durrës me jahtin e tij superluksoz, më 25 gusht të këtij viti.
Emri i tij i plotë është Alëaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud. Ai u takua po ate dite me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Diskutimet mes tyre u përqëndruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.
Veritas.com.al/