Ministria e Brendshme e Polnisë tha se vendi i saj po merr parasysh krijimin e “fshatit kontenier” si kamp për azil- kërkuesit. Ministria pohon se frymëzimin për krijimin e këtij lloj kampi e ka marrë nga politikat e qeverisë Hungareze.
Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Błaszczak diskutoi rreth propozimit gjatë një interviste në Radio ZET. Ai tha se qeveria po pret për ngritjen e kampit në pritje të zgjidhjeve të mundshme të emergjencave me emigrantët.
Ai shtoi se është i bindur se Polonia mund të përmbytet nga emigrantët në një të ardhme të afërt-sipas gazetës Dziennik Gazeta Praëna.
/Veritas.com.al/