Koment/

Sot Shqipëria merr stafetën e drejtimit të Organizatës. Lajmin e ka bërë me dije Ministri Cakaj nëpërmjet një postimi në facebook “Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.”

Ndërkohë në fillim të takimit siç duket edhe në videon e postuar nga kryeministri Rama, shihet ky i fundit me këmbët mbi tavolinë.

Me siguri ky veprim do të ndezë debatin në Shqipëri, ku kundërshtarët mund të kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe studiot televizive do të ndërtojnë opinione me titull si ky: “Pse Rama i vuri këmbët në tavolinë? A është ky turp kombëtar… Po apo jo’.

Por përderisa Rama e ka postuar vetë këtë video, me qëllim ka dashur të ndezë debatin pa substancë reale. Dhe nga ana tjetër, në një moment shlodhjeje në një ambient kafeje, Rama ka bërë veprimin për të dëshmuar sa ‘i lodhur nga tërmeti në Shqipëri’.

Të gjithë opsionet qëndrojnë, por vetë Rama e vlerësoi në maksimum faktin që Shqipëria bëhet kryesuese e OSBE

“Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, shkruan Rama në facebook.

VERITAS.COM.AL/