Ka disa ditë që njerëzit kanë ‘kapur’ në ajër se fushata elektorale po zhvillohet me paracaktim fitimtarësh. Prej ditësh flitet se pas datës 25 qershor do të ketë një koalicion me bazë të gjërë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Kryetari i PS, dhe kryeministër, disa herë ka dhënë përgjigje ekuivoke rreth pyetjes, herë duke mos u përgjigjur e herë duke thënë se ‘kete gjë e vendos sovrani popull”. Por kohët e fundit ka nisur edhe përshendetjet me dy gishta që është simboli i Partisë Demokratike që në themelimin e saj.

Ndërsa kryetar i PD, Basha, gjithnjë e ka mbyllur në mënyrë ‘negative’ çështjen e koalicionit me PS. Por asnjëherë nuk ka thënë ne zërin plot, dhe pa e pyetur njeri se ‘nuk do të ketë koalicion me PS’ . Një gjë të tillë e ka bërë PD në raport me LSI. Ajo ka thënë se ‘kurrë nuk do të ketë koalicion me LSI”

Por sot kryeministri Rama e ka dekonspiruar sekretin. Takimi elektoral i Edi Ramës sot në Has ka qenë një nga shfaqjet më të çuditshme që është vënë re në ngjarje të tilla. Për më shumë se 20 minuta Edi Rama ka komunikuar në distancë me mbështetës të PD-së që po e ndiqnin fjalimin e Edi Ramës nga shtabi elektoral i PD-së në qendër të qytetit.

Gjatë gjithës kohës komunikimi i Ramës në distancë është shoqëruar me ngritje dy gishtash nga mbështetësit e PD-së. Edhe vetë Rama- me dy gishta

“Mos u shqetësoni se nuk do vij sot të pij kafe aty, por me 26 Qershor ju premtoj që do vij sepse do të jemi të gjithë bashkë”. Ka qenë kjo fjalia e fortë që u adresoi Rama mbështetësve të PD-së. Komunikimi i drejtpërdrejtë i Ramës me demokratët e Hasit, është haptas mesazh për votuesit se rezultati dihet: K koalicion qeveritar PS-PD.

/Veritas.com.al/