Në takimin elektoral me simpatizantë të Partisë Socialiste, kryetari i PS dhe kryeministër, Edi Rama, gjeti rastin ta bazojë kërkesën “për një timon” në flamurin e Skënderbeut, duke marrë shka nga fakti se legjenda e flamurit dhe e Sofrës së Skënderbeut jeton akoma në Librazhd.

Edhe njëri nga deputetët socialistë, anëtar i Ramës, kërkoi që të bashkohemi të gjithë “nën flamurin e Skënderbeut. Vetë Rama tha se kërkon bashkim nën flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail  Qemalit dhe ‘majtas e djathtas’.

Rama ka kërkuar që të japin të gjitha votat për PS me qëllim që të qeverisë e vetme. Është koha ëopr t’u bashkuar tha, dhe jo të ndarë nën flamurin e partive, por të aspiratave e shpresave.

Ai tha se kështu në katër vitet e ardhshme rroga minimale të shkojë 400 mijë lekë, dhe pensionet të rriten çdo vit.

Ai solli edhe modelin e ‘Vettingut’ dhe tha se ‘siç fituam Vettingun’ ashtu do të fitojmë edhe zgjedhjet e 25 qershorit

Ai premtoi se do të bëhen shumë e shumë gjëra, në qoftë se ‘na jepni timonin e qeverisjes pa na ulur njeri në prehër’.

Veritas.com.al/