Kryeministri dhe kryetar i PS, Edi Rama, ka kërkuar një takim ‘pune” me 74 deputetët e sapo zgjedhur për Partinë Socialiste.
Kryeministri ka njoftuar se takimi do të mbahet ditën e Hënë në hollin e selisë së Qeverisë, në ora 11.00. Në takimin me deputetët janë të thirrur edhe kryetarët socialist të Bashkive të vendit.
Rama iu ka kërkuar deputetëve që të mos mungojnë, pasi siç shkruan, “mungesa nuk do të mirëkuptohet”.
Me siguri, në fokus të takimit do të jetë angazhimi socialist për një qeverisje të vetme, por të kujdesshme për të mos bërë gabimet ‘maxhoritare’ të të kaluarës.
Veritas.com.al/