Gazetarja britanike Alice Taylor do të jetë e ftuara radhës e kryeministrit Edi Rama në episodin e dytë të podkastit ‘Flasim’. Kreu i qeverisë ka publikuar një video promocionale nga podkasti me gazetaren e cila ka mbi 5 vite e gjysmë që jeton në Shqipëri.

Gazetarja britanike thotë se pranoi që të përballej në interviste më kryeministrin pasi i pëlqeu fakti se ai ka dashur që të përballet me disa gjëra kritike që ajo kishte shkruar ndaj tij. Tayler u shpreh ndër të tjera se i pëlqen shumë Shqipëria dhe se mendon që të plakët këtu. Podkasti do të shfaqet të shtunën më 15 prill.

Rama: Ti e bërë këtë hap erdhe këtu, takove djallin a e mendon tani edhe më shumë që mund të thonë te bleu të korruptoi të bëri për vete të bëri magji, nuk është më e jona!

Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar dhe do të ishte budallallëk të të thoja jo.

Rama: Sa vite tu bënë këtu?

Taylor: 5 vite e gjysmë

Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma…

Taylor: Është pushimi më i gjatë tre ditor… 5 vite e gjysmë! Ka patur jashtë mase ndryshime, disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre… Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale në qoftë se shikoj diçka që më mërzit thellësisht! Dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu.

Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?

Taylor: Jo… Nëse mendon për Anglinë mendoj ngjyrën gri, Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të gjelbrën blunë!