Idenë se PS dhe PD do të qeverisin bashkë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e ushqejnë herë pas here deklarata dhe qëndrime të të dy palëve, sidomos qëndrimet e vetë kryeministrit aktual, Edi Rama. Edhe pse shpesh kjo ide e përhapur në masë kundërshtohet po prej këtyre, ajo duket se gjallërohet. Njerëzit mendojnë se PD dhe PS do të qeverisn bashkë pas 25 qershorit.

Kështu ndodhi edhe sot me kryeminsitrin Rama; ai gati dekaloi hapur se ‘do të jemi bashkë’.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëveshjen e 18 majit ‘Rama-Basha’ si dhe mundësinë se do qeverisë së bashku me PD pas zgjedhjeve.

Rakipi: Do vazhdojë marrëveshja dhe do qeverisni bashkë?

Rama: Marrëveshja është e shkruar dhe nuk është vetëm për zgjedhjet, por edhe pas zgjedhjeve. Pra qeveria dhe opozita.

Rakipi: Do qeverisni bashkë me PD?!

….. Dëgjuesit dhe shikuesit e Tv mbetën me idenë e shprehur nga kryeministri se “… nuk është për zgjedhje, por edhe pas zgjedhjeve”.

Veritas.com.al/