Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, paralajmëroi nisjen e lëvizjeve politike brenda partive me synimin për të bërë ndryshimet.
Harxhi tha se PD duhet të ndryshojë lidershpinin e saj, ndërsa identifikoi kreun demokrat Lulzim Basha si problemin kryesor në këtë parti.
Në këtë kuadër, ajo theksoi se Basha megjithëse ka disa muaj që është rizgjedhur, sipas mënyrës së tij në krye të PD, nuk ka bërë asnjë përpjekje për bashkimin e PD.
“Përpjekja po bëhet nga anëtarët, por jo nga kryetari”, tha Harxhi. Sipas saj, marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është ende në fuqi dhe do të jetë sa kohë të dy liderët e dy partive do të mbajnë njëri-tjetrin. Sipas Harxhit, sot opozitën më të fortë në Kuvend nuk po e bëna PD as LSI, por ish-kryeministri Sali Berisha.
“Mendoj se zoti Berisha po e ndjek me kujdes situatën që po ndodh në PD dhe pavarësisht se ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet në lidershipin e kësaj partie, mendoj se ai po e ndjek gjithashtu me shqetësim këtë situatë”, tha Harxhi.
Veritas.com.al/