-Po vijnë sinjalet e para të votës së Shqipërisë kundër SHBA. Ivica Daçiq e vlerësoi si shumë të mirë takimin që kishte me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se takimi i tij i djeshëm me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, në Uashington, ishte shumë i mirë dhe se është biseduar për të ardhmen e raporteve të Serbisë me Shtetet e Bashkuara.
Daçiq vlerësoi se administrata e re amerikane ka më tepër mirëkuptim për Serbinë sesa administratat e mëparshme.
Daçiq tha se duhet të “ripërtërihen” raportet ndërmjet dy vendeve, duke përkujtuar se këtë vit shënohet 100 vjetori kur Shtetet e Bashkuara dhe Serbia ishin aleate në Luftën e Parë Botërore, raporton agjencia Beta.
Më tutje ai theksoi se të dy vendet duhet të kërkojnë interesa të përbashkëta dhe të gjejnë mënyrë se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në realizimin e cakut kryesor të Serbisë, që është stabiliteti dhe paqja në rajon dhe zgjidhja e problemeve të hapura.
“Këtu mendoj, para se gjithash, në përpjekjen për zgjidhjen e problemit” të Kosovës, tha Daçiq dhe ka shtuar se “mendoj se në këtë aspekt janë dëgjuar shumë me kujdes argumentet tona”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Serbisë.
Veritas.com.al/