Paga mesatare e orës së punës është rritur me 2.9 për qind në Janar, rritja më e madhe që nga viti 2009.
Lajmet e mira mbi ekonominë Amerikane u shtuan sidomos gjatë Janarit. Rreth 200 mijë vende pune u krijuan, shifër kjo më e lartë se sa pritej; pritej të shtoheshin 180 mijë, por u arritën 200 mijë. Papunësia u ul në 4.1 për qind- më e ulëta në 18 vjet.
Më e mira nga të gjitha, pas dekadash që nuk kishte rritje për pagesën e orës së punës, tani shikojmë një kërcim me afërsisht 3 për qind, e cila është shumë më e lartë se sa pritej.
Numrat që dëshmojnë ndarje të thellë janë gjithashtu lajme të mirë për klasën e mesme dhe klasën punëtore. Ndërtimi dhe fabrikat shtuan 36,000 dhe 15,000 vende pune, respektivisht.
Të tjerat që vijnë nga efekti i plotë i uljes së taksave, nuk do të shihen deri në Shkurt; shifrat do të publikohen muajin e ardhshëm. Një nga faktorët që ka përmirësuar pagesën e orës së punës mund të jetë vendimi i administratës së Trump për zbatimin e ligjit mbi emigracionin.
Kalimi ilegal i kufijve është ulur, dhe ata që hyjnë ilegalisht përfundimisht depërtohen. Kjo bëhet madje edhe nga qytetet dhe shtetet që Demokratët i kishin caktuar si ‘të garantuara’.
Veritas.com.al/