(FOTO: Elida Tahiri, ministre e Dialogut, Kosovë)
Zonja Elida Tahiri, ministre për Dialog në qevrinë e Kosovës njoftoi se sot “shteti i Kosovës u bë me kod telefonik ndërkombëtar 383”.
Çështja e kodit telefonik, të veçantë për shtetin e Kosovës, ka marrë një kohë të gjatë diskutimesh e polemikash. Pala e Kosovës e konsideronte si një simbol të mosvartësisë së shtetit të vet, ndërsa pala serbe nuk lëshonte ndaj kërkesës së Kosovës dhe mbante të njëjtin kod për të dy shtetet- njesoj si para pavarësisë.
ITU, organizata ndërkombëtare që lëshon licenca për kodet telefonike të shteteve, dha për Kosovën kodin 383.
“Ky lajm përbën një arritje historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.
/Veritas.com.al/