Lironi Diana Bahçen! Kjo është thirrja e ministres së Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali pas arrestimit të Diana Bahçes në Shkodër, e cila u vu në pranga, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë.
Spiropali e cila ngre një sërë pyetjesh në lidhje me arrestimin e nënë lehonë, kërkon që të merren masa për magjistratët që dhënë këtë vendim pa ndërgjegje e pa tru.
“Lironi Diana Bahçjen!
Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nënë lehonë?!
Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!
Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?!
Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?!
Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!”, shkruan Spiropali.