Qeveria e udhëhequr nga Abin Krti përfshihet nga një tjetër skandal, këtë herë në institucionet e arsimit. Të hënën,ministrja e arsimit Arbërie Nagavci njoftoi se nuk kanë arritur marrëveshje me shtëpitë botuese edhe për këtë arsye librat për vitin e ri shkollor, nuk janë blere ende.

Ministrja theksoi se ndryshe nga vitet e kaluara, ata po shqyrtojnë mundësinë që tekstet të blihen nga vetë prindërit, e më pas ministria do i kompensoi ata. Mirëpo kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga opozita në vend, e cila akuzon qeverinë për një tjetër aferë korruptive.

Sipas LDK-së, Ministria e Arsimit ka shkelur ligjin me mos-sigurimin e librave për klasat fillore në marrëveshje me Shtëpitë Botuese.

“Kjo qeveri me këtë vendim i ka ikur përgjegjësisë duke ngarkuar prindërit dhe duke shkelur ligjin në fuqi. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci për shkak të keq menaxhimit, shkeljeve sistematike të ligjeve në fuqi dhe anarkisë së krijuar në sistemin e arsimit. Kosova nuk meriton një ministre që ka dështuar të menaxhojë çdo nivel të arsimit. Një ministre dhe një Qeveri e tillë është e dëmshme për Kosovën prandaj ikja e saj do të duhej të bëhej menjëherë”, tha kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se me skandalet e një pasnjëshme të kabinetit, qeveria Kurti duhet të shkarkohet sa më shpejt.

Nga ana tjetër, Shtëpia Botuese “Luarasi” ka dalë me një sqarim ku thuhet se për dështimin e plotë në procesin e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore fajtore e vetme sipas Shtëpisë Botuese, është ministrja Nagavci dhe kabineti i saj./