Elsa Lila është ka dalë nga burgu dhe ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat! Ky është konfirmimi që vjen nga daja i këngëtares, avokati Saimir Vishaj në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, i cili tha se mbesa e tij është lënë e lirë. Megjithatë, duhet theksuar mediat italiane, të cilët dhanë lajmin mbi arrestimin e këngëtares, nuk e kanë raportuar këtë informacion siç edhe rezulton nga një kërkim i shpejtë i bërë së fundmi.

Elsa Lila u arrestua në operacionin e policisë italiane ne 16 mars, ku u shkatërrua banda shqiptare italo-shqiptare. 13 urdhër arreste u lëshuan, teksa në pranga përveç Elsa Lilës ra edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi.

Kengwtarja 40-vjeçare akuzohej se mbante llogaritë e trafikut të drogës. Siç u raportua më herët, këngëtarja kujdesej për paratë  dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin grupi kriminal regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Po ashtu ajo ishte edhe një lloj “këshilltareje”, ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri ” si ne Shqiperi”

Kush është Elsa Lila?
Elsa Lila është një këngëtare jo pak e njohur, ku mundi të rrëmbejë menjëherë zemrat e shqiptarëve që me daljen e saj të parë në skenë me këngën “Pyes lotin” në vitin 1996, ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Askush nuk e harroi më zërin e mrekullueshëm të Elsa Lilës, ndërsa ajo fitoi sërish çmimin e parë në Festival një vit më pas, me këngën “Larg Urrejtjes”.

Këngëtarja më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Ajo për herë të parë këndoi në Itali në vitin 2003 me këngën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007 mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita” (kuptimi i jetës). Megjithatë, prej shumë vitesh ajo ishte tërhequr nga muzika, ndërsa në vitin 2010 u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën Evita. Elsa Lila u përfshi edhe në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë. Ajo ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.