Kryeministri Shqiptar Edi Rama, në një intervistë për median Italiane IL Giornale ka komentuar marrëveshjen mes vendit tone dhe Italisë për emigracionin e paligjshëm si dhe situatën Gjeopoltike në Botë. Kreu i qeverisë Shqiptare refuzoi të komentonte përplasjet brenda Politikës Italiane për zbatimin e marrëveshjes duke thënë se Shqipëria ka përmbushur përgjegjësitë e saj.
“Nuk mund të guxoj të gjykoj për punët e brendshme të një shteti sovran dhe demokratik si Italia, ku ndarja e pushteteve kushtetuese është e përcaktuar mirë jo vetëm në letër, por edhe në realitetin e punës së institucioneve. Nuk më takon mua të komentoj punën e institucioneve të drejtësisë në Itali”.
Kryeministri Shqiptar deklaroi se homologia e tij italiane Giorgia Meloni ka befasuar Europen me lidershipin e saj per ta bere Italine, vendin me te rendesishem brenda Europes. Kreu i qeverise Shqiptare deklaroi se BE nuk duhet ta shoh çeshtjen e emigracionit te paligjshem si nje problem lokal i vetem disa shteteve anetare.
“Është e vërtetë, të dhënat flasin mirë për përpjekjet rraskapitëse të Giorgia në shumë fronte. Por për mendimin tim çështja është se ky problem i madh nuk mund të trajtohet në mënyrë të qëndrueshme nëse Evropa nuk bashkohet rreth një plani të qartë strategjik, i cili duhet t’i përgjigjet si nevojës së fortë për të kontrolluar kufirin e përbashkët, ashtu edhe kërkesës shumë të fortë për të frenuar rënien demografike në vendet evropiane. Ne duhet të luftojmë imigracionin e paligjshëm duke luftuar trafikantët për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe për të hapur kanale të gjera të imigracionit të ligjshëm për të garantuar fuqinë punëtore të nevojshme për ekonominë e përbashkët.”
Ne intervisten e tij per “IL Giornale” , Kryeministri Shqiptar i cili u pyet per problemet e Bashkimit Europian tha se problemi i tij me i madh ne fakt eshte Shqiperia per te cilen ai duhet te perkujdeset. Kreu i Qeverise Shqiptare e quajti problemin me te madh te unionit 27 anetaresh, faktin se ai eshte i paplotesuar.
“Për fat të mirë, unë duhet të kujdesem për Shqipërinë e vogël dhe nuk më takon mua të zgjidh shumë çështje që kanë ardhur në krye në Evropë. Por ka diçka tmerrësisht mbresëlënëse në faktin se, ndërsa Evropa humbet peshën dhe konkurrencën në skenën ekonomike globale, makina e saj e jashtëzakonshme burokratike vazhdon të prodhojë rregulla dhe kufizime që e bëjnë kontinentin tonë një vend gjithnjë e më të vështirë për biznesin dhe për inovacionin.Bashkimi Evropian është projekti politik më i bukur në historinë njerëzore, por paplotësimi i tij është një problem gjithnjë e më i madh.”
Ne intervisten e tij per Median Italiane, Kryeministri Edi Rama foli edhe per zgjedhjet amerikane per te cilat tha se ndihet i lumtur qe po permbyllen pas nje fushate perçarese. Kreu i qeverise Shqiptare tha se paqja ne Lindjen e Mesme duhet te vij nepermjet zgjidhjes me dy shtetet, ku garantohet siguria e Izraelit dhe eleminimi i boshtit te terroristeve te mbeshtetur nga Irani. Sa i perket luftes ne Ukraine, Rama tha se pret me pare qe situata te perkeqesohet sesa te permiresohet.
Komente