Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se vendi i tij do të krijojë Ministrinë e Lumturisë, si pjesë e planit me të cilin dëshiron edhe një riorganizim të madh të qeverisë.
Kryeministri, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum deklaroi se ministrat do të ndjekin tashmë një politikë të ideuar mirë në drejtim të krijimit të mirësisë sociale dhe kënaqësisë.
Ai gjithashtu tha se në përbërjen e re të qeverisë do të krijohet edhe Ministria e Tolerancës.
“Qeveritë duhet të jenë fleksible. Nuk kemi nevojë për më shumë ministri, por për ministra të aftë që do të përballen me ndryshimet. Dëshirojmë qeveri të re dhe fleksibël që do të plotësojë aspiratat e njerëzve tanë të rinj dhe të realizojë ambiciet e popullit tonë”, tha sheiku Mohammed.
Në profilin e tij në Tëitter, Mohammed shkroi se “ministri i Shtetit për Tolerancën do të promovojë virtytet e tolerancës si bazë të vlerës shoqërore në Emiratet e Bashkuara Arabe”
10 Shk 2016