Fituese e Çmimit ‘Oscar’, Emma Thompson ka pohuar se abuzimi seksual dhe skandali me ngacmimet seksuale që poshtërojnë producentin dhe financuesin e Partisë demokratike, Harvey Weinstein është vetëm “maja e vetëm një pjese të ajsbergut” dhe mbi të gjitha kulturë e Hollywood-it.
“Unë nuk dija gjë rreth këtyre gjërave (skandalet e Weinstein), por këto nuk më surprizojnë aspak. Ato janë ‘endemike’ (tipike) të sistemit, sidoqoftë”, pohoi Thompson në një intervistë për BBC Newsnight.
“Çfarë gjej si një lloj gjëje të jashtëzakonshme është se ky burrë është në majë të një ajsbergu shumë të veçantë. Nuk mendoj se do ta quani si “të varur nga seksi”, ai është një grabitqar”.
“Por çfarë është ai, është e qartë, është në krye të shkallës të sistemit të ngacmimit, dhe të përçmimit; dhe e detyrimit; dhe të ndërhyrjes; dhe çfarë është mama e asaj që e kemi thënë edhe shumë kohë më parë, është ‘bezdia’. “ A ju bezdis kjo gjendje?”. Këto janë fjalët që përdorim dhe kemi përdorur edhe në kohë të shkuar, në qoftë se mbani mend”- vazhdoi ajo.
“Kjo është pjesë e botës sonë, bota e grave, që nga kohët kur nuk mbahet mend”.
Kur u pyet nëse mendon se ka grabitqarë të tjerë seksual si Weistein në Hollywood në këtë moment, Emma Thompson u përgjigj: “Sigurisht. Shumë”.
Veritas.com.al/