Një foto e Emmanuel Macron shpërthen polemike në Francë. Presidenti në fakt, ka pozuar në Antillet franceze, gjatë një vizite, së bashku me dy të rinj.Ai në të majtë të Macron sapo është liruar nga burgu për grabitje, ai në të djathtën e tij dhe me gjoks përjashta i ka pantallonat të ulur poshtë mbathjeve dhe bën me gishtin e mesit. Një imazh i postuar në Instagram dhe gjithashtu e ritweet-uar nga Marine Le Pen, e cila ka komentuar:

“Nuk gjejmë me as fjalë për të shprehur indinjatën tonë, Franca me siguri nuk e meriton këtë, Eshtë e pafalshme”.

Shumë, veçanërisht në mesin e radhëve të ‘Rassemblement national’, (Tubimi kombëtar, kane protestuar për një imazh (me të drejtë) konsideruar “i padenjë për funksionin presidencial”. Nga ana e tij, Macron ka pretenduar zgjedhjen për të pozuar në këtë mënyrë: “Nëse jam ndeshur kundër Marine Le Pen dhe jam këtu sot, është sepse e dua çdo fëmijë të Republikës, pavarësisht nga budallallëqet që ka bërë, sepse shpesh nuk  zgjidhet vendi i lindjes, dhe nuk ka fat që të mos bëjë budallallëqe. Unë jam presidenti i Republikës, dhe unë nuk do t’i lë njerëzit tek askush “. Bindeni atë…

Veritas.com.al/