Buzëqeshje, vështrime miqësore, rrahje shpatullash, gishta te ngritur lart ne shenje ok. Donald Trump dhe Vladimir Putin e kane trajtuar keq Emmanuel Macron për festën, në grumbullimin e madh të krerëve të shteteve që në Paris festuan 100 vjet që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore.
Duçja i vogël i Elyseut, qe në fjalimin e tij ka folur për “patriotizëm” si një ndjenjë pozitive në kundërshtim me “nacionalizmin”, nuk ka mundur te beje asgjë kundër mirëkuptimit dhe tërheqjes “natyrale” midis udhëheqësve të dy superfuqive. Sepse pavarësisht nga sanksionet, kritikat, distancat, “intuita” e Donald dhe Vladimir është shumë afër.
Dhe kështu, siç raporton Repubblica, nga samiti i Parisit mbeten dy fotografi:
Në te paren Putin arrin për tu bashkuar me grupin e liderëve me Macron dhe Merkel që e vëzhgojnë atë me dyshim dhe siklet të fshehur, ndërsa Trump i dhuron një buzëqeshje bashkëpunuese dhe miqësore.
Dhe e dyta në të cilën është Putin qe i drejtohet Trumpit dhe i jep atij një “thumb up“, gishtin e madh lart që shpreh ‘Ok’. Për kënaqësinë e konspiratorëve te ‘Russiagate’.
Veritas.com.al/