Drejtori i Pergjithshem i Radio Televizionit Shqiptar, Enkel Joti, ka dhënë dorëheqjen.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

Kohët e fundit ai ka pasur një sërë konfliktesh me drejtuesin e Këshillit Drejtues, Leka Bungo, por nuk ka qenë kjo ka qenë arsyeja e dorëheqjes së tij.

Joti mësohet se është emëruar zv.ministër i Mbrojtjes.

Joti do të ketë në fokus të punës Emergjencat Civile, duke sjellë në ketë fushë eksperiencelën e tij të gjatë si menaxher.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresën e dorëheqjes.

Joti konsiderohet një administrator i suksesshëm, teksa më parë ka drejtuar institucione të tjerë të rëndësishme, të tilla si Top Channel apo QSUT.