Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan teksa pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:20, me dhjetëra qytetarët kanë dalë rrugë me flamuj turk dhe shqiptar në duar dhe foto të Erdogan për ta pritur.
Ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Ai është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.
Menjëherë pas pritjes në Rinas, Erdogan do të niset më pas drejt Laçit, ku do të dorëzojë çelësat e banesave të ndërtuara nga Turqia.