(FOTO: Mbështetësit e Erdogan kanë nisur festimet jashtë selisë së Partisë AK të Erdogan)/

Kryeministri Turk ka shpallur fitoren në referendumin që garanton pushtet të ri për presidentin Recep Tayyip Erdogan, sipas disa rezultatave jo- zyrtare- njofton BBC.

Binali Yildirim ka folur teksa numërimi ka dëshmuar se gara është shumë afër mes “po” dhe “jo”. Me rreth 99% ta kutive të votimit të numëruara “PO” ishte mbi 51.3% dhe  “JO” mbi rreth 48.7%.

Mbështetësit e presidentit Erdogan thonë se duke zëvendësuar sistemin parlamentar me sistemin e një presidenti ekzekuitv, mund të modernizohet vendi.

Dy partitë kryesore opozitare po sfidojnë rezultatin.

Partia e Popullit Republikan (CHP) kërkon rinumërimin e 60% të votave.

Një votë “Po” mund ta çimentojë Erdoganin në pushtet deri në vitin 2029.

Presidenti Erdogan pak më parë thërriti kryetarin dhe bashëthemeluesin e Partisë AK (AKP) dhe liderë të partive të tjera që t’i urojnë fitoren, transmeton agjencia Anadolu.

Por zëvendës- kryeministri, Veysi Kaynak pranoi se vota “Po” është më e ulët se vota “Jo”.

Rreth 55 milion njerëz ishin regjistruar për votime në 167,000 qendra votimi; ndërsa pjesëmarrja thuhet se ka qenë e lartë.

Tre persona janë qëlluar për vekje afër qendrave të votimit në provincën jug-lindore të Diyarbakir, siç raportohet, gjatë debateve se si po votonin.

/Veritas.com.al/