Turqia lëshoi urdhër-arreste për 63 persona përfshirë ish-personelin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), lidhur me lidhjet e dyshuara me klerikun që jeton në ShBA Fetullah Gulen, të akuzuar për orkestrimin e grushtit të shtetit vitin e kaluar.
Operacioni i policisë u nis në 21 krahina në të gjithë Turqinë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANADOLU. Ankara thotë se kleriku Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ishte pas tentativës së dështuar për grusht-shtet, në 15 korrik të vitit 2016.
Veritas.com.al/