Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në Himarë, teksa po punonte për rikthimin e furnizimit me energji elektrike pas ndërprerjeve të shkaktuara nga stuhia.

Sipas informacioneve paraprake, elektricisti është nga Elbasani dhe ndodhej në Himarë si pjesë e ekipet të OSHEE-së për sezonin turistik.

Elektricisti Bashkim Boci po punonte në shtyllë për të riparuar defektin, ndërsa dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë është rrëzuar nga shtylla duke humbur dhe jetën.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve përkatëse

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *