
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj për afro dy orë ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet e nisura për korrupsion e pastrim parash.
Marrja në pyetje e Veliajt është bërë në prani të dy avokatëve të tij mbrojtës Ermir Beta dhe Artur Selmani.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se Veliaj për herë të parë ka dhënë sqarime si person që është nën hetim. Gjithashtu mësohet se Kryebashkiaku është pyetur edhe për futjen e sendeve të paligjshmeve në qeli.
Ka dyshime që të ketë përdorur telefonin e një prej efektivëve të policisë së Burgjeve dhe për këtë prokuroria ka nisur hetimet.
“Veliaj ka bërë deklarimi për herë të parë si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet ndaj akuzave për korrupsion dhe pastrim parash”, tha ai.
Sipas gazetarit, kryebashkiaku Veliaj i ka mohuar sërish akuzat e ngritura nga ana e SPAK.
“Ai ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të ngritura nga SPAK për pastrim parash dhe korrupsion”, theksoi ai.
Komente