Duke folur për të përjavshmen gjermane ‘ Welt am Sonntag’, kryeministri i Hungarisë, zoti Orbán ha se Europa dhe BE nuk janë e njëjta gjë. Europa “nuk është në Bruksel, por në Berlin, në Budapest, në Varshavë dhe Paris”, tha Orban.
“Unë nuk kritikoj Brukselin, por politikanët dhe burokratët e Brukselit, të cilët veprojnë si të ishin qendra e një perandorie”, tha ai.
Qeveria e Hungarisë kërkon një BE me parlament që ka pushtet të kufizuar, shtoi Orbán, me një “këshill të fortë” të krerëve të qeverisë, dhe me një “komision që, më shumë se bën politika, të shërbejë si roje e traktateve”.
Kryeministri gjithashtu kërkoi që BE të përcaktojë çfarë do të thotë Europian, veçnërisht në vëmendjen e pandashme të trashëgimisë kristiane të Europës dhe pasurive të saj të kulturës kombëtare.
Mes Lindjes dhe Perëndimit ka “të njëjtat mungesa të kuptimeve” në lidhje me çështjen e demokracisë liberale dhe shtetit ligjor- tha ai. Ndërsa hungarezët flasin gjuhën “direkt dhe tradicionale”, Perëndimi po e konsideron veten si post- nacionale dhe post- Kristiane, gjë që është parë si ‘liberale” dhe si ‘shtet i të drejtës’.
“Ne nuk e duam këtë”, tha zoti Orbán. “Ne duam kombin tonë dhe identitetin kristian”.
Në lidhje me emigracionin, kryeministri po qëndron fort në pohimin e tij se kjo është çështje e sovranitetit kombëtar dhe nuk mund të imponohemi nga jashtë.
“Ne nuk do ta lëmë Brukselin të na thotë se cilët jemi”, tha Orban, duke shtuar se varet nga Hungaria që të vendosë se mund të qëndrojë në shpirtin e Hungarezëve.
Problemi real është paaftësia e BE për të siguruar kufijtë e jashtëm, tha Orbán, të cilët janë absolutisht esencial për suksesin e Traktatit Shengen që është lëvizje e lirë brenda përbrenda mes shteteve të BE.
Hungarezët e vlerësojnë veçanërisht këtë vlerë, që kurse ne vijmë nga diktatura, tha Orban. “Në qoftë se ne nuk mund të mbrojmë kufijtë e jashtëm, atëherë kufijtë tanë të brendshëm duhen mbyllur”, tha Orban.
Veritas. com.al/