Nga: Daniel Kawczynski/

Brexit, më në fund, u vu në rrugë gjatë kësaj jave. Kështu që tani është koha që Mbretëria e Bashkuar të bëjë të njëjtin nxitim për rivendosjen e lidhjeve diplomatike dhe të tregtisë në botë, duke nisur me Turqinë.

Vite me radhë, lidhjet potenciale të Mbretërisë së Bashkuar me Turqinë kanë qenë mbytur nga mbulesa asfiksuese dhe djersitëse të bisedimeve të Bashkimit Europian me Ankaranë. Askush nuk besonte se nga njëra anë ose ana tjetër e Bosforit, Tuiqa mund t’i bashkohej Bashkimit Europian në jetën e tyre.

Megjithatë perspektiva e anëtarësimit ishte promovuar me zell të madh dhe ishte mbajtur gjallë për shumë vjet, i lidhur pas hurit të marrëdhënieve përmes strukturave të dobëta të negociatave.

Ironikisht, Mbretëria e Bashkuar ishte mes kampionëve të mëdhenj të vlerësimit të Turqisë. Edhe pse për kohën ishte një sjellje finoke për Mbretërinë e Bashkuar, tani po provon një strategji shkatërrimtare për BE.

Raportet mes Berlinit dhe Ankarasë, thuajse janë rrënuar. Ne kemi parë përplasje mes policëve gjerman dhe diasporës Turke në rrugët e  qyteteve gjermane. Pa stabiliteti i egër dhe alarmant politik në Turqi nuk mund të shikohet si izolim nga diplomacia e dështuar evropiane.

Si një britanik i Europës Perëndimore në origjinë, mund t’ju tregoj një ose dy gjëra se sa pa mend janë bisedimet e Bashkimit Europian. Të ndara në kushedi sa pjesë dhe kapituj negociatash, ata dëmtuan rëndë diplomacinë e jashtme për të adoptuar imtësi të politikës së brendshme. Vetëm për këtë çështje, BE ka të shkruar 170 mijë faqe.

Më e rëndësishme, se ata zgjuan shpresa false në njërën anë, ndërsa manifestonin ksenofobi në anën tjetër. Ata e panë se po mbinte fara e deziluzionit dhe përçmimit popullor. Fatkeqësisht, për BE dhe Turqi, ajo kohë i bie se është tani.

Brexit na çliron nga gurët kilometrik të ndërhyrjeve të BE në punët tona të brendshme. Mes shumë të mirave që na solli Brexit, është se hodhi poshtë batanijen e pistë të Brukselit që e lejuan t’i zinte frymën traditës së diplomacisë më të mirë. Ne tani mund ta bëjmë copë- copë këtë batanije, ta fusim në zjarr ose ta hedhim nga dritarja  dhe të bëjmë mbushemi thellë me ajër të freskët.

Brexit është i thjeshtë. Ai thjesht do të thotë të njohësh të vërtetën: në jemi komb i lirë dhe sovran, që nuk duam të shkrihemi me fqinjët por që në mënyrë konstruktive kërkojmë të përparojmë. Dhe kështu është edhe për Turqinë.

Të lirë nga bagazhet e BE, ne në UK kemi shansin të shëndetësohemi në balancat diplomatike në raport me Turqit dhe me partnerët tanë Europian që na kanë munguar.

 

*Daniel Kawczynski, anëtar Parlamenti për  Shrewsbury dhe Atcham, është një nga autorët e raportit të  Komitetit të Përzgjedhjeve të Jashtme mbi raportet UK-Turqi.