Nga: Agim Xhafka/

Takimi i Metës me Thaçin- si ai i Meleqit me gruan e tij, në kohën e diktaturës.

Meleqit iu internua vëllai. Qysh atë ditë askush nuk i shkelte më në shtëpi. As komshinjtë. Pas disa javësh ai gjeti një zgjidhje psikologjike: Hapi derën,doli jashtë e i tha gruas, që ngeli brenda në apartament:

-Mbylle me çelës, Lirije!

Liria e mbylli.

“Trak,trak!”…,u dëgjua. Më pas ai trokiti fort: “tak,tak,tak!”.

-Kush është?-pyeti gruaja.

-A pranoni miq, o e zonja e shtëpisë?- bërtiti fort Meleqi

-Po, po,-tha Lirija, dhe çeli derën.

U takuan, u përqafuan të dy dhe shkuan në kuzhinë me pyetjet standarde:

-Si i ke nga shtëpia? Si janë kalamajtë? Si e ke burrin? Po gruan?

… Kaq u pëlqeu kjo shfaqje sa nisën ta bënin çdo ditë.

Njëherë trokiste Meleqi tek dera e vet, të nesërmen Lirija po te dera e vet. Gëzoheshin se nuk u rrinte shtëpia pa njerëz e pa miq…Plot shyqyr.

Veritas.com.al/