
Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.
Më herët sot, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi kreut të shtetit dy kandidatura, përkatësisht të Kalos dhe atë të Aleksandër Tomës.
Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.
VERITAS.COM.AL