Euro po humbet sërish pikë me ritme të qëndrueshme në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 110.62 lekë, në rënie me pothuajse 3 pikësh nga niveli maksimal prej 113.43 lekësh që arriti më datë 17 maj.

Pas një rritjeje të shpejtë, por afatshkurtër, në ditët pas zgjedhjeve, euro tashmë po i drejtohet përsëri niveleve minimale historike, ndonese diten e sotme ka shfaqur nje tendece te lehte rritje. Euro preku vlerën më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit më datë 11 maj, kur u këmbye me 110.63 lekë.

Agjentët e tregut e shpjeguan pjesërisht rënien e fortë në pjesën e parë të muajit maj me flukset valutore të lidhura ndoshta me zhvillimin e zgjedhjeve vendore.