Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e të martës me një grup eurodeputetësh, mes tyre edhe Fredi Belerin, të cilët janë pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë. A2 CNN ka mësuar se takimi ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin eurodeputetët dhe se nuk do të ketë takim në Kryeministri.

Këtë e konfirmoi për A2 CNN, eurodeputeti Thomas Waitz. I pyetur nga gazetarja Fjorela Beleshi, pse Beleri nuk ishte me ta, ai u përgjigj: “Ndoshta ka turp nga gjithë ky PR… Ishte në takimin në hotel…”.

Megjitahtë, i pyetur nga A2 CNN për këtë takim, vetë Fredi Beleri nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve nëse takimi kishte ndodhur apo jo.

Burime diplomatike thanë për A2 CNN se ekipi i eurodeputetëve do të qëndrojë në vendin tonë deri më 31 tetor.

Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.

Në agjendën e eurodeputetëve është gjithashtu edhe një takim me drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë. (A2 Televizion)