(Ministria e Shëndetësisë, Itali, ka vënë 26 qytete në listën e alarmit të të nxehtit)/
Disa pjesë të Europës po përjetojnë goditjet më ekstreme të të nxehtit në më shumë se një dekadë. Temperaturat kanë arritur në 44C (111 F), sipas BBC.
(FOTO: Turistët në Romë kanë avantazhin e përdorimit të shumë shatervanëve në qytet)/
Disa vende të Europës kanë paralajmëruar qytetarët për kujdes shëndetësor; përderisa edhe ëktë jabvë do të arrihen rekorde të temperatura të larta të motit që do të shkaktojë tharje të tokës dhe bimësisë në kontinent.
Temperaturat e nxehta në Itali kanë shkaktuar zjarre, dhe disa qytete janë nën alarmin e të nxehtit të lëshuar nga ministria e shëndetësisë.
Vala e të nxehtit ka lënë disa rajone që të përballen me thatësirë ekstreme.
43C në Romë.
Italia, praktikisht po përballet me temperatura 10 gradë më të larta në mesataren e këtij viti.
Të Mërkurën termometri shënoi 44C në Sardinia.
Të Enjten, temperatura arriti në 43 43C afër Romës, ndërsa Sicilia shënoi 42C. Mbulesa e ajrit të nxehtë që vijnë nga Afrika po godet Mesdheun.
Turistët e huaj dhe vendasit po e përballojnë ditën duke u zhytur në ujërat e shatërvanëve publikë dhe duke ecur në rrugë nën ombrella diellorë.
Veritas.com.al/
E marta ishte dita më e ngrohtë e vitit deri tani në Republikën Çeke, me 37 C.
Fëmijët luajnë në shatërvan për të përballuar temperaturën e lartë në Shqipëri.
Një burrë përdor çesmën e ujit të pishëm për t’u freskuar në sheshin ‘Shën Pjetri” në Romë.
Dy kuajt e karrocës po freskohen me ujë në Vjenë.
Në Pragë, njerëzit po përdorin parqet publike si banja dielli, ndërsa temperatura ka arritur në 38C