-Qeveritë e Berlinit dhe të Madridit kanë thënë se po vlerësojnë njohjen e presidentit të vetëshpallur të Venezuelës. Komisioni Evropian fillon të hapet ndaj mundësisë-
Nga: Renato Zuccheri/
Mbi Venezuelën, Europa fillon të ndërmarrë hapat e saj të parë kundër Nicolas Maduro dhe në favor të Juan Guaido.
Spanja ka njoftuar sot se ajo njeh liderin e opozitës të vetëshpallur president si presidentin legjitim të Venezuelës, nëse Maduro nuk thërret zgjedhje të lira. Ministri i Jashtëm Josep Borrell ka deklaruar: “Nëse nuk ekziston vullneti i regjimit venezuelian për të proceduar me thirrjen e zgjedhjeve, ne do të ngremë adoptimin e masave të tjera, duke përfshirë edhe njohjen e Guaido-s si kreun e përkohshëm te shtetit”.
Pas miratimit të Madridit, arriti edhe ai i Berlinit. Zëdhënësja e Angela Merkel, Steffen Seibert, tha se qeveria gjermane po vlerëson mundësinë e njohjes se Guaidó-s si udhëheqës të Venezuelës. “Maduro nuk mund të pretendojë të jetë president që nga momenti kur zgjedhjet e fundit nuk i kanë përmbushur standardet demokratike, shpresa është që Europa të flasë me një zë për këtë krizë katastrofike demokratike dhe ekonomike”.
Ndërkohë edhe Bashkimi Evropian ka lëvizur. Siç shpjegon Il Corriere della Sera, “Komisioni Europian e konsideron votën që solli Maduron në pushtet” si jodemokratike dhe jo te pavarur “. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka konfirmuar se “shumë kontakte janë në zhvillim e sipër” midis Federica Mogherini –t dhe qeverive të ndryshme evropiane: “Delegacioni ynë në Karakas është shumë aktiv dhe debati po shkon përpara edhe në mesin e te njëzet e tetë shteteve”.
Veritas.com.al/