( FOTO: Miloš Zeman, president i Republikws Çeke)/
Presidenti i Republikës Çeke ka paralajmëruar se vlerat e Europës po “rrezikohen nga kultura e urrejtjes e cila është e papërshtatshme me kulturën tonë” Ai tha se “Izraeli dhe heroizmi i tij janë një model i kurajës për ne”.
Miloš Zeman është ish- lider i Partisë Social- Demokrate dhe i konsideruar si populist i krahut të majtë, por që mbeti me një qëndrim të fuqishëm kundër emigracionit masiv dhe multikulturalizmit.
“Bashkimi Europian ka kaluar disa kriza”, shpjegoi 73 vjeçari në një intervistë për ‘Israel Hayom’ të përkthyer nga ‘ParlamentníListy.cz news’.
“Ne tani po merremi me krizën e emigracionit masiv në shkallë të gjërë që lidhet me terrorizmin, i cili e ka vënë BE në një situatë shumë të veçantë dhe në një hap shumë efektiv.
“Është një situatë serioze në të cilën vlerat e kulturës Europiane me rrënjë ‘Judeo-Christian’ janë në rrezik nga kultura e urrejtjes që nuk përshtatet me kulturën tonë. Siç kam theksuar, Izraeli me heroizmin e tij janë një inkurajim për ne”, tha ai.
Veritas.com.al/