(FOTO: Merkel në samitin në Malta)/

Kancelarja gjermane Angela Merkel,  gjatë samitit që po zhvillohet në Malta tha se BU, për të mbijetuar, duhet të ndahet në “dy shpejtësi”, ose e thënë qartë, në dy pjesë. Pjesa e parë- sipas propozimit është ajo me “shpejtësi të lartë”, dhe pjesa e dytë ajo me “shpejtësi të ulët”. Europa e shpejtësisë së ulët është ajo që ia bashkëngjiten vit pas viti Evropës,derisa e bënë me 28 anëtarë.

Por me sa duket BE do të shkojë në bërthamën e vet, aty ku nis me 1947, me pesë shtete (sepse Britania ka ikur)  21 shtetet e ardhur nëpër  vite do të kalojnë në korsinë e shpejtësisë së ulët dhe me siguri nuk do të takohen më me Evropën.

Deklarata për formimin e BE me dy shpejtësi do të mbahet në samitin e Romës muajin e ardhshëm, kur të festohet 60 vjetori i krijimit të BE.

/Veritas.com.al/