Të ndarë mbi çështjet nga Libia te Venezuela, Bashkimi Evropian nuk po arrin të flasë me një zë sepse hartimi i politikave të tij kërkon konsensus midis anëtarëve të tij.

Kjo është pamja e Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell duke folur në Konferencën e së Dielës të Sigurisë në Munih (16 shkurt)

“Evropa duhet të zhvillojë, atë që mund të them, një oreks për pushtet, gatishmëri për të vepruar. Të veprojmë vërtet, të mos bëjmë komente dhe të themi çdo ditë se me të vërtetë jemi të shqetësuar, shumë të shqetësuar, tejet të shqetësuar. Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë ”

Borrell mendon se qeveritë e Bashkimit Evropian duhet të jenë të gatshme të ndërhyjnë në krizat ndërkombëtare ose të rrezikojnë zgjatjen e paralizës në politikën e tyre të jashtme.

Ka vazhduar të theksojë gjithashtu edhe për liderët, ligjvënësit dhe diplomatët që të mos nënkuptonin vetëm fuqinë ushtarake.

BE ka luftuar herë pas here të formojë një mesazh të unifikuar në përgjigje të çështjeve të fundit, përfshirë planin e Presidentit Trump për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Veritas.com.al/