(FOTO: Frederica Mogherini)/

Me një popullsi në plakje, Evropa ka nevojë për emigrim dhe e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën e migrimit është ajo e bashkëpunimit, dhe jo ajo që “mbyll dyert””, tha shefja e Punëve të Jashtme Frederica Mogherini, ditën e mërkurë.

“Unë besoj se evropianët duhet të kuptojnë fillimisht se ne kemi nevojë për emigrimin për arsye ekonomike,” duke qenë se popullsia e kontinentit po plaket, tha Mogherini,- ndaj ajo po organizon një mbledhje mes Evropës dhe Afrikës për të diskutuar mbi emigrimin në kryeqytetin Maltez ku u mbajt Samiti i 28 vendeve të BE.

Rreth 8,500 persona në tentativë për të arritur me rrugë detare në Evropë, janë shpëtuar dhe janë kthyer në shtetet e tyre që në fillim të vitit, ndërkohë që të paktën 277 njerëz janë shpallur të humbur dhe ekziston frika që ata të kenë vdekur.

“Afrika, nga ana tjetër duhet të marrë në konsideratë koston e trafikimit të njerëzve dhe humbjen e jetëve njerëzore,” tha Mogherini, duke nënvizuar se të paktën 4,500 njerëz, më së shumti Afrikanë, u mbytën ose rezultuan të humbur në det vitin e kaluar, ndërsa përpiqeshin që të arrinin në Itali.

“Migrimi mund të menaxhohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe ortakërisë,” tha ajo.

/Veritas.com.al/