( FOTO: Angela Merkel)/
Janë mbyllur qendrat e votimit. Dhe ja sondazhet e para të votimit kryesor në Bavari, Bashkimi Kristian-Social (CSU) ndalet në 35.5%. Profilizohet një rezultat i shkëlqyer për të Gjelbrit, në 19%. Keq Socialdemokratët e SPD-së- 9.5%, kaluar nga Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila pritej 11%: Për herë të parë në parlamentin bavarez hyn ekstremi i djathtë. Mirë edhe Partia konservatore Freie Wähler (11.5%) ndërsa Linke është 3.5%.
Zgjedhjet rajonale në Bavari- vendimtare edhe për të ardhmen e qeverisë së Angela Merkel, kanë regjistruar një pjesëmarrje shumë të lartë. 72 % e 9.5 milionë votuesve bavarez shkuan në votime. Në vitin 2013, shifra ishte 63.6%.
Veritas.com.al/