Koment nga gazeta Express e Kosovës/
…Nuk ekziston termi “konstruktiv” e “destruktiv” për mocionin, siç deklaron Kurti-
Shefi i Qeverisë, Abin Kurti, i ka bërë interpretime Kushtetutës së Kosovës sikur të ishte ajo e Gjermanisë, Spanjës, Hungarisë apo Izraelit kur ka folur për mocionin konstruktiv dhe dekonstruktiv.
Këtë interpretim e ka përdorur Shefi i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, kur ka reaguar sot ndaj paralajmërimeve të Presidentit, Hashim Thaçi se do të kërkojë të takohet me partitë politike për të nisur procedurat për formimin e Qeverisë së re.
“Mocioni i mosbesimit i 25 marsit 2020 ishte i llojit destruktiv: synonte rrëzimin e qeverisë. Kaq. Nuk ishte mosbesim konstruktiv me ç’rast Kuvendit do t’i paraqitej njëkohësisht edhe një ofertë e re për qeveri të ardhshme. Vota PËR me 25 mars 2020 ishte asgjë më shumë sesa votë KUNDËR. Si e tillë ajo shkëputi lidhjen pushtet-popull. E vuri qeverinë në pyetje në mënyrën ku populli (dhe jo Kuvendi) jep përgjigje. Kuvendi e rrëzoi qeverinë në Kuvend. Qeveria në detyrë qeveris”, shkruan Kurti.
Ndërkohë, në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 100, flitet vetëm për “Mocionin”, pa e kategorizuar atë në konstruktiv apo dekonstruktiv/ PERISKOPI
____
*Titulli u rindërtua nga VERITAS