Pas tërmetit të 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, janë kryer arrestimet e para. Një valë arrestimesh kanë nisur në qytetin e Durrësit, një nga qarqet më të prekura nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
deri më tani janë shoqëruar 35 persona, punonjës të të gjitha strukturave te shtetit që lidhen me hetimet për vënien para drejtësisë të përgjegjësve sa i takon sigurisë së godinave.
Prokuroria e Durrësit e ka nisur që më datë 29 nëntor çështjen penale që i referohet tërmetit të 26 nëntorit, ku pas shembjes së disa ndërtesa humbën jetën 25 persona.
Dje dhe sot janë lëshuar mbi disa urdhër-ndalime, mes tyre zyrtare dhe ish-zyrtarë. Personat e shoqëruar thuhet se kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me ndërtesat e shembura në Durrës, ku pati 25 viktima.
Me të të ndaluarve janë edhe dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë. Flamur Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, ndërkohë që Arben Isaku, ish drejtori i legalizimeve, tashmë është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.
Mes të ë ndaluarve janë dhe drejtori i Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtori Kujtim Hasa; Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.
VERITAS.COM.AL/