Një incident është regjistruar sot, në pikë kulmore të fjalimit të liderit demokrat Lulzim Basha: Televizioni News 24 raportohet se ndërpreu transmetimin direkt të protestës sw opozitës.
Bëhet fjalë për momentin kur Lulzim Basha po tregonte paktin e arritur me kreun e Europol për gjurmim të pasurive të bandës Rama të vëna me paratë e korrupsionit, News 24 ndërpreu menjëherë fjalën e Bashës për të futur një hapësirë publicitare.
Po edhe pas hapësirës publicitare, News 24 nuk e transmetoi më fjalën e kreut të opozitës. Përse veproi në këtë mënyrë ky televizion dhe a po i rreshtohet Mediave Fake të qeverisë edhe News24? Çfarë ka ndodhur me biznesin që qëndron prapa medias News 24?
Televizioni News 24, është një nga ekranet që po bie më së shumti në sy për mënyrën sesi po e trajton përmes censurës protestën e opozitës në tërësi, por edhe trajtimin editorial të linjës politike gjatë 42 ditëve të protestës.