Tani që po mbushet një vit nga Presidenca e Trump, nuk ishte aq e gjatë koha sa t’i jepte atij lidership të plotë mbi ekonominë e Amerikës. Por duket një çudi të jetë bërë kaq shumë në ekonominë amerikane, sidomos duke krahasuar me presidentin Obama i cili kurrë nuk ndaloi duke fajësuar paraardhësit e tij, shkruan Breitbart News.

Më poshtë janë renditur shtatë fakte të mahnitshme mbi ekonominë e Trump, të cilat media nuk do t’i dijë:

1.

Papunësia e Latinëve preku rekorde në nivele të ulëta.

Ajo çfarë do të thotë kjo është se shifra për papunësinë e Latinëve  është me e ulëta… se kurrë… në 45 vjet të rrugës qeverisëse.

Kjo do të thotë se papunësia mes Latinëve është mrekullisht, vetëm 4.7 për qind.

2.

Nivei i papunësisë mes të zinjve ka rënë në shifrat më të ulëta të 17 vjetëve.

Në 7.3 për qind, papunësia e të zinjve ka nevojë akoma për përmirësim. Por shifrën 7 ata e prekën vetëm në vitin 2000; ndërsa për gati dy dekadat që vijuan ata papunësia e tyre ka qenë në dyfishin e shifrës 7.

3.

Rrritja reale ekonomike.

Pas një rritjeje të pa pritshme, me  3.3 për qind në tre të katërtat e vitit 2017 (duke mos harruar edhe dy tajfunet e tmerrshëm) projeksioni për katër të katërtat e vitit ka shënuar një numër magjik: 4 për qind.

4.

Rritja e optimizmit ekonomik.

Optimizmi ekonomik në Amerikë ngjall besimin e investitorëve dhe shpenzime të konsumatorëve, gjë që, si rezultat, vë në rrugë gjithë krijimtarinë dhe fabrikimin si dhe vetë transportin e mallrave, që më në fund dhanë si rezultat një Kohë Buum-i. Për herë të parë në më shumë se një dekadë, shumica në Amerikë e shikojnë ekonominë si “të mirë ose të shkëlqyer”.Afër një shifre rekord 41 për qind besojnë se viti 2018 do të shikojë një ekonomi më të mirë dhe vlera e shtëpive të tyre do të rritet; 42 për qind besojnë se pagat e tyre do të rriten.

Perceptimi është realitet.

5.

Stock Market kishte një ‘Buum!’

Me miliona punëtorë të klasës së mesme në Amerikë kanë investuar në Bursë (stock Market) përmes rrjeteve të pensionit; çdo deklaratë për rekorde të rinj tingëllojnë si një regjistër në ‘cash’ për vitet e punës së vështirë që kanë bërë.

6.

Niveli i papunësisë është më i ulëti në 17 vjet

Amerika ndodhet tani në shifrën 4.1 për qind të papunësisë, më e ulëta që në vitin 2000.

7.

Puna në fabrika ka pësuar një ‘Buum!’.

Në vitin e fundit të presidencës Obama, Amerika humbi një rrjet prej 16,000 vende punë në fabrika. Dhe sot, teksa flet mbi Trump, ja çfarë thotë Obama:

“Kur dikush thotë për këtë person që nuk e këshilloj të thuhet, se ka sjellë përsëri këto vende pune, dua të pyes: Si e bëri ky ekzaktësisht këtë gjë? Mund të ketë vetëm një ‘uh uh’ por jo përgjigje…. Çagjë magjike bëtë?”- pyet Obama.

Deri tani, gjatë vitit 2017, janë krijuar plot 171,000 vende pune në fabrika, dhe papunësia e punëtorëve të fabrikave ka rënë në 2.6 për qind- më e ulëta deri tani, rekord.

Veritas.com.al/