Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mbështetjen e dhënë për ngritjen e qendrës pritëse për emigrantët në Lezhë.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pasi inspektoi punimet në qendrën pritëse, shefja e qeverisë italiane tha se shpreson se një marrëveshje e tillë të ndiqet edhe nga BE. Meloni nuk la pa përmendur edhe sulmet e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare

“Jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin që t’ju takoj juve, që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër edhe situatën e punimeve që janë duke u realizuar në kuadër të marrëveshjes. Doja të thosha, ashtu sikundër dëgjuam nga fjalët e Ramës, se vendet tona janë dy vende mike, janë vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku dhe doja të falenderoja dhe njëherë Ramën dhe shqiptarët për mundësinë dhe ndihmën që na dhanë që të realizonim këtë marrëveshje. Shpresoj që të jetë një shembull për të gjithë BE. Përsëris edhe njëherë të gjithë afërsinë e qeverisë italiane dhe popullit për sulmet ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, dhe faktikisht qeveria shqitare nuk ka bërë gjë tjetër vecse e ka ndihmuar qeverinë italiane. Kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare dhe kemi dëgjuar etiketime sikur është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Rama dhe Shqipëria, sikundër e përmendi Rama, ofrojnë bashkëpunim Italisë sepse edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur me të vërtetë dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE dhe për të zgjedhur mundësi bashkëpunimi dhe s’i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë për këtë.”, tha Meloni./abcnews.al