(FOTO: Një pamje nga ajri e aeroportit SKY NEWS)/
-3 të afërm vdiqën sapo i ulë, avioni mori flakë-
Një jet pivat që u përplas vrau tre anëtarë të familjes së Osama Bin laden, i cili ra nga lartësia në pistë. Shkaku ishte se avioni po fluturonte me një shpejtësi 40% më të lartë se sa ishte e lejuar, sipas hetuesve. Kështu shkruan gazeta “Telegraph”.
Avioni Phenom 300 jet i regjistruar në Arabinë Sauditë, u përplas në fund të pistës në Aeroportin Blackbushe Airport, Surrey, më 31 korrik.
Pasagjerët i mbijetuan përplasjes, por vdiqën për shkak të zjarrit i cili u përhap pasi krahu i avionit u nda nga trupi i tij, tha Dega e Hetimeve mbi Aksidentet Ajrore (AAIB).
Sipas raportit u zbulua se mundësitë e pilotit për të dhënë informacion pas rënies u penguan për shkak të “situatës shumë të ngarkuar të punës”.
Të tre pasagjerët ishin anëtarë të familjes së Bin Laden.
Ata ishin: njerka e tij, Raja Bashir Hashem- 75 vjeç; e bija- Sana Bin Laden- 53 vjeç dhe një tjetër i afërt , Zouheir Anuar Hashem, 56 vjeç.
/Veritas.com.al/
(FOTO: Motra e Bin Laden, Sana që u vra në aksident)