Nga: LUCAS NOLAN

16 Mars 20201

Kompania si motër e Google, Verily kohët e fundit lancoi një faqe në internet që fton adultët në Kaliforninë Veriore t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me shëndetin dhe udhëtimet e tyre së fundmi që mund t’i ndihmojnë ata të marrin një test falas koronavirusi.

Reuters raporton se Verily, një kompani motër e gjigantit te teknologjise Google, kohët e fundit hapi një faqe në internet që lejon të rriturit në Kaliforninë Veriore t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me shëndetin dhe ngjarjet e fundit të udhëtimit te tyre që mund të rezultojë në atë që të marrin një test falas koronavirusi. Presidenti Donald Trump më parë falënderoi Google të Premten për zhvillimin e një faqeje në internet për të ndihmuar publikun të përcaktojë nëse ata kishin nevojë për të bërë një test koronavirusi. Mediat akuzuan Trump për lajme të rreme për instrumentin,të cilin më vonë Google e hodhi poshtë përfundimisht.

Verily është një kompani e teknologjisë së kujdesit shëndetësor dhe është një nga shumë firma në pronësi të kompanisë mëmë të Google Alphabet.Verily deklaroi se ka punuar me punonjësit në Google për të zhvilluar faqen e re. Në faqe thuhet se Verily po punon “me zyrën e guvernatorit të Kalifornisë për të drejtuar individët me rrezik të lartë në qendrat e reja të nisura për teste në qarqet San Mateo dhe Santa Clara”.

Individët që shfaqin simptoma të virusit nxiten të kërkojnë kujdes mjekësor dhe jo të mbështeten në sistemin e testimit të Verily, deklaroi firma.Verily nuk u është përgjigjur kërkesave për komente se sa përdorues kishin shfrytëzuar faqen në orët e para të saj.Verily deklaroi se përgjigjet e sondazhit të njerëzve do të mbaheshin në një bazë të dhënash të koduar të Google, qasja në këtë bazë të të dhënave është e kufizuar dhe monitoruar në masë të madhe sipas Verily.

Verily deklaroi se të dhënat do të ndaheshin me autoritetet e kujdesit shëndetësor, por kurrë nuk do të “bashkohen me të dhënat tuaja të ruajtura në produktet e Google pa lejen tuaj eksplicite”.Verily deklaroi gjithashtu se të dhënat e paraqitura nga përdoruesi do të përdoren për qëllime kërkimore vetëm me leje, por mund të kërkojnë për atë leje në të ardhmen. Kompania u përball me kritika pse ju ka kërkuar përdoruesve të regjistroheshin me një llogari Google, e cila i hap dyert shqetësimeve mbi privatësinë.

VERITAS.COM.AL