Ish lideri i UKIP, Nigel Farage i ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të mos ndërhyjë në konflikt në Siri, duke thënë se ndërhyrja veç sa do të përhapë ‘kaosin’ në rajon dhe do të përfitojnë terroristët e Shtetit Islamik.

Ndërsa e bëri të qartë raportin e tij me Presidentin Bashar al-Assad si një  “djalë i keq”, zoti Farage e krahasoi Sirinë me Libinë dhe Irakun duke argumentuar se largimi i tiranëve arabë la një vakum pushteti  të cilin e mbushën forca edhe më të këqija.

“Ky është i njëjti establishment Britanik që krijoji një konsensus mjaft të madh mi Irakun”, ironizoi ai zotin Tony Blair duke folur rreth “armëve të shfarosjes në masë”.

Veritas.com.al/